(VIDEO) Ademi: Asnjë forcë nuk mund ta pengojë rrugëtimin e RMV-së drejt Bashkimit Europian

Date:

Shefi i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, bën thirrje që protesutuesit të cilët për disa ditë me radhë po tubohen para Qeverisë, të përmbahen nga manifestimi i dhunës, siç ndodhi dje. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ademi tha se në këto momente shumë të rëndësishme për vendin, qytetarët kanë nevojë për sqarime rreth përmbajtjes së propozimit francez dhe nuk duhet të bien pre e lajmeve të rreme.

“E drejta e protestës është e garantuar me Kushtetutë, por assesi nuk duhet të eskalojë situata, assesi nuk duhet të manifestohet dhunë, aq më tepër në këtë kohë të rëndësishme për ne, për shoqërinë, për vendin tonë pasi jemi në momente të rëndësishme dhe kemi një propozim të mirë me të cilin garantohet gjuha maqedonase si gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian. Por, fatkeqësisht në karrierën time politike asnjëherë nuk kam parë më tepër spekulime, lajme të rreme, propagandë partiake se tani. Qytetarëve duhet drejt tu spejgohet përmbajta e propozimit dhe diskutimet të vazhdojnë në mënyrë konstruktive. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë e jo kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj, do të them se na duhet qetësi, maturi, konstruktivitet. Na duhet që me koka të ftohta dhe me konstruktivitet ta analizojmë këtë propozim dhe most ë bëhemi pre e një debate emocial të pambëhstetur në argumtente”, u shpreh Ademi.

Më tej, deputeti “integrist”, tha se asnjë forcë nuk mund ta pengojë rrugëtimin e RMV-së drejt BE-së.

“Rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut, unë mendoj se askush nuk mund ta pengojë për arsye se kjo është dëshirë e qytetarëve, përcaktim i qytetarëve në numër të konsiderueshëm, në për qindje të konsiderueshme dhe të gjitha partitë politike, të paktën deklarativisht, janë deklaruar se janë për Bashkimin Evropian. Nuk mund të mbetemi peng i disa partive minore siç është Levica apo partie e Baçevit, të cilat hapur kanë agjenda anti-evropiane, anti-perëndimore, me orientim të hapur drejt Lindjes. Ne nuk mundemi të mbetemi peng i tyre. Ne e kemi për borxh që qytetarëve t’u sigurojmë të ardhme më të mirë”u shpreh Ademi për gazetën LAJM.