Spasovski: Dy policë me dëmtime serioze kanë përfunduar në Neurokirurgji!

Date:

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot vizitoi në spital dy policët që janë lënduar rëndë nga përleshja e djeshme mes protestuesve dhe policisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Spasovski dënoi ashpër sulmin ndaj organeve të rendit, tha se gjithsej janë lënduar 47 policë, ndërkaq dy prej tyre janë me lëndime serioze.

“Ja tani ishim në vizitë te dy kolegë, që ndodhen në Klinikën Universitare për Neurokirurgji dhe janë me lëndime më serioze, të lënduar më rëndë, kemi edhe 11 kolegë ndërsa pjesës tjetër i është ofruar ndihmë mjekësore dhe gjithsesi se janë në shërim shtëpiak”, tha mes tjerash Spasovski.

Spasovski tha se policët kanë gjuajtur me gjësende të forta në drejtim të policëve.

“Me plaka bekatoni goditur ndaj zyrtarëve të policisë, me dritare dhe dyer të thyera. Është demoluar një automjet i Policisë së Maqedonisë”, tha mes tjerash Sapsovski.