Anketa e IHP: BDI-ja bindshëm fiton në kampin politik shqiptar

Date:

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përparësi bindëse  para partive tjera politike në kampin politik shqiptarë. Kështu thotë anketa e fundit telefonike e realizuar nga  Instituti për hulumtime politike në Shkup.

Në pyetjen “Për cilën parti do të votonit nëse javën e ardhshme do të kishte zgjedhje parlamentare”, 7.5 përqind eshqiptarët janë përgjigjur se do të mbështesnin Bashkimin Demokratik për Integrim, njofton indeks.mk.

Me këtë rezultat partia e Ahmetit është bindshëm fituese dhe ka më shumë vota se sa të gjitha partitë politike shqiptare edhe nëse ata bëhen bashk.

Sipas anketës, Aleanca për Shqiptarët renditet pas BDI-së me 4.1 përqind, kurse pas saj renditen Lëvizja Besa me 2 përqind dhe Alternativa 1.3 përqind./indeks.mk/