Ganiu prezanton komunën Çair para përfaqësuesve të institucioneve të BE-së në Bruksel

Date:

Nderë dhe kënaqësi që për dy ditë radhazi po prezantoj Komunën tonë të Çairit para përfaqësuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel, konkretisht para Komitetit Evropian të Rajoneve dhe i deleguar nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

Me këtë rast me përfaqësues të shumë shteteve po këmbejmë pikëpamjet dhe përvojat tona për çështje të ndryshme, megjithatë si temë të prezantimit kisha Rininë dhe sipërmarrësinë, një segment thelbësor për zhvillimin e një komuniteti dhe të shoqërisë në tërësi.

Para pjesëmarrësve vura në dukje se ne jemi një komunë me kryesisht të rinj dhe ajo që më bën krenar është fakti që të rinjtë në komunën tonë janë aktivisht të përfshirë në krijimin e mundësive më të mira për perspektivat e tyre të ardhshme.

Informova se të rinjtë janë të interesuar jo vetëm të krijojnë bizneset e tyre, por edhe të hapin mundësi për të rinj të tjerë. Për të mirën e komunës sonë.

Prioriteti ynë kryesor aktualisht është ndërtimi i një objekti për një Qendër Rinore Start-Up, me hapësira për zyra, hapësira për bashkëpunim dhe laboratorë. Dhe ky vend i pajisura në mënyrë adekuate do të jetë në dispozicion të të rinjve për t’i ndihmuar ata të realizojnë idetë e tyre krijuese.

Konkludova se ne vazhdojmë t’i mbështesim të rinjtë pasi besojmë fuqishëm se në këtë mënyrë investojmë në të ardhmen e shoqërisë sonë.