Grubi: Dora e Rusisë në RMV është shumë e gjatë!

Date:

Në një konferencë për media nga zyret e Kuvendit, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka folur për ndodhitë e mbrëmjes së djeshme dhe incidentin mes mbështetësve të ASH-së dhe grupës së protestuesve të mbështur nga VMRO-ja dhe Levica.

Grubi thotë se qëllimi i incidentit të djeshëm ishte krijimi i konflikteve të reja ndër etnike, por megjithatë shton se pre e këtij skenari pro-rus nuk ranë shqiptarët.

“Dora e Rusisë në RMV është shumë e gjatë dhe atë po e shohim gjithë këto ditë në protestat që po zhvillohen në Shkup, para Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. I bëj thirrje Prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të veprojnë kundër këtyre provokimeve dhe incidenteve të ndodhura e që janë të provokuara nga agjentura të huaja që veprojnë në RMV dhe u ngjajnë shumë skenarëve të Malit të Zi, kundër anëtarësimit të atij shteti në NATO”, tha mes tjerash Grubi.

Shtoi se qindra njerëz të mobilizuar po u vjedhin qytetarëve të drejtën e protestës.