Grubi: Të drejtën e gjuhës nuk mund ta mohojë askush!

Date:

Rreth temës për propozimin francez dhe tezat nëse mohohet gjuha dhe identiteti maqedonas, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se shqiptarët solidarizohen me bashkëqytetarët e tyre maqedonas sepse e dijnë shumë mirë se çka do të thotë një gjë e tillë.

Ai tha se në shqetësimin e njëjtë kanë qenë vetë shqiptarët sepse me dekada elitat politike maqedonase u kanë mohuar identitetin dhe gjuhën.

“Populli shqiptar solidarizohet me bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Neve, elita politike maqedone na e mohonte të drejtën e gjuhës me dekada. Në vitin 2019 e miratuam ligjin për gjuhët, paramendoni! E dijmë çfarë do të thotë dikush të të mohojë identitetin, gjuhën, kulturën dhe për atë solidarizohemi 100% me bashkëqytetarët tanë”, tha Grubi.