IKShPK bën apel te qytetarët të kenë kujdes me ushqimin

Date:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka bërë apel te qytetarët e Kosovës, të kenë kujdes me ushqimin.

Ky institucion ka bërë të ditur se për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar shumë qytetarë kanë përfunduar duke u trajtuar në spitale, sipas tyre ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, IKSHPK, i ka listuar hapat të cilat duhet t’i marrin qytetarët për t’u mbrojtur nga helmimet e mundshme si pasojë e ushqimeve.

Ilustrim i ushqimit të skarës

“Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

– pas përdorimit të tualetit

– pasi të pastroni hundën

– pasi të prekni një kafshë

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup”.