Kurti ka takuar teoricienin botëror, Francis Fukuyama

Date:

Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist” Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Francis Fukuyama, teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.

Francis Fukuyama është teoricien, ekonomist politik, shkencëtar politik dhe shkrimtar.

Fukuyama është i njohur për librin e tij “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, në të cilin argumenton se historia duhet parë si një proces evolucionar, dhe se fundi i historisë në këtë kuptim, është demokracia liberale, pra kjo është forma përfundimtare e qeverisjes për të gjitha kombet.

Francis Fukuyama.

Kurti e ka njoftuar teoricienin Fukuyama për zhvillimet ekonomike dhe progresin në Kosovë.

“Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof.Fukuyama duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar se çka mund të mësohet nga historia dhe teoria, për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti e ftoi Fukuyaman që ta vizitojë Republikën e Kosovës, përfundon njoftimi.