Macron: Maqedonia ndodhet pranë vendimit historik, për një të ardhme evropiane

Date:

Presidenti francez Emanuel Macron ka theksuar se Maqedonia e Veriut ndodhet para një momenti të rëndësishëm të historisë së saj.

Në porosinë e tij të publikuar nga ambasada franceze, theksohet se 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, hapet mundësia historike, hyrja në fazën aktive të procesit të integrimit në BE.

“Zgjedhja është e juaja. Ju takon juve të merrni vendimin i cili do ta krijojë ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut”, porosit Macron, i cili është i bindur se përcaktimi i Maqedonisë është që të jetë pjesë e familjes evropiane.

“Ju mbetet juve të vendosni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë është në duart tuaja. Nuk do ju them se kjo marrëveshje është e përkryer, por do t’ua hap rrugën evropiane. Sikurse çdo marrëveshje, ashtu dhe ky bazohet në kompromise. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, porositi presidenti francez.

Macron thekson se është koha që secili të veprojë me përgjegjësi të plotë dhe të vlerësojë rëndësinë dhe pasojat e veprimeve që bën.