Nacionalistët e fundit të Ballkanit

69

Urim SALIHU

VMRO është partia e fundit nacionaliste në ballkan.Qeverisja e tyre për shqiptarët e Maqedonisë ka qenë e frikshme, me plot skenare dhe asnjë popull tjetër në këtë territor të mbrapshtë të Ballkanit nuk ka vuajtur më shumë se shqiptarët.Këta të fundit me qeverisjen e VMRO-së kanë qenë populli më i izoluar në Ballkan,më i abuzuar dhe më i nënshtruar.

Fakti që kreu i ri i këtij subjekti nuk dallon nga paraardhësit e tij, tregon se është po aq e frikshme që kjo parti të vjen sërish në qeveri dhe shqiptarët i pret një ndëshkim edhe më i rëndë .VMRO definitivisht shqiptarët nuk i konsideron pjesë e këtij shteti dhe këtë e tregon hapur me rezistencën që bën me protesta kinse për shtetin por me ëndrrën e pushtetit dhe shumë më keq se aq .Ajo do të mbrojë sipas tyre kombin maqedonas dhe jo kombet tjera që jetojnë në Maqedoninë e Veriut ,me theks të veçantë shqiptarët. Do ta mbrojë kauzën maqedonase dhe fare si intereson shteti multietnik sepse si ka interesuar kurrë .

Fakti që lideri Mickovski merr mesazhe të qarta nga ndërkombëtarët dhe ua kthen me një monedhë ndryshe përgjigjen atyre, tregon se këta ose kanë dikush që i mbron dhe u jep krahë, ose kanë rrëshqitur kaq keq sa nuk e kuptojnë se në ç’humnerë kanë rënë.Fyerjet ndaj shqiptarëve kur problemin e kanë me bullgarët tregon gjithë mllefin e tyre të shtresuar prej kohësh.Shqiptarët janë pika e dobët e tyre.

Partitë shqiptare duhet tashmë të kenë kujdes se me çfarë partie nacionaliste maqedonase do të bëjnë aleancë.Do jenë pjesë e përgjegjësisë historike.Gabimi i atyre që qeverisën me VMRO-në nuk u falet por as atyre që do tentojnë në mënyre tinëzare tani e tutje të bashkëpunojnë për ta sjellë atë sërish në pushtet sepse është e frikshme të qeverisësh me ta.Shqiptarët e dijnë se çfarë kanë pësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here