Për shkak të ”qasjes” së saj, Ministria e Drejtësisë e vetme në procesin e Vetingut

Date:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), për shkak të qasjes së Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka proceduar në Qeveri draftin final për procesin e Vetingut pa u konsultuar fare me institucionet e pavarura të drejtësisë kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij procesi.

KPK në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka thënë se ata qëndrojnë prapa qëndrimeve të tyre të cilat i kanë shprehur vazhdimisht lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe Vetingun.

Sipas KPK-së, ata kishte dërguar përfaqësuesit e saj në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë, për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, me qëllim të adresimit të llogaridhënies dhe pikëpamjeve të ndryshme në funksion të zhvillimit të reformimit të sektorit të drejtësisë, përfshirë edhe Vetingun.

Por, ky qëndrimi i KPK-së dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës(KGJK) për të kontribuuar në grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë, kishte ndryshuar për shkak se ata ka thënë se “për shkak të qasjes së Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka proceduar në Qeveri draftin final për procesin e Vetingut pa u konsultuar fare me institucionet e pavarura të drejtësisë”.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)

KPK-ja dhe KGJK-ja kanë theksuar se në procese të tilla, janë të rëndësishme dhe thelbësore që të ketë gjithëpërfshirje aktive, nga të gjitha palët, në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok dhe të kultivohet një qasje konstruktive, pa paragjykime, e bazuar në objektivitet dhe bashkërendim.

“Për më tepër, ky konceptdokument, i dorëzuar në Qeveri, nuk iu ka dhënë në dispozicion anëtarëve të grupit punues nga sistemi prokurorial, të cilët ishin të painformuar me përmbajtjen finale të këtij dokumenti”, thuhet në përgjigjen e KPK-së për portalin Dukagjini.

Sipas KPK-së, ata i kishin dërguar përfaqësuesit e sistemit prokurorial që të marrin pjesë në takimet e organizuar nga Komisioni i Venecias.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)

“Sa i përket Komisionit të Venecias, përfaqësuesit kanë marrë pjesë në takimin me delegacionin e raportuesve të këtij komision për procesin e Vetingut në Kosovë, ku kanë shprehur qëndrimet e tyre për zhvillimin e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së.

Sipas tyre, Sistemi Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar për të punuar në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, i cili ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit.

Miftaraj: Qeveria e varur nga pakicat, për Vetingun nevojitet bashkëpunimi me partitë opozitare

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se nga momenti i publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, i njëjti do të duhej që të shkojë te Ministria e Drejtësië dhe të trajtohet nga grupet punese, që këtë Opinion ta kthejnë në ligj në mënyrë që ta rregullojnë procesin Vetingut dhe Byrosë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Miftaraj ka thënë se opinionet e Komisionit të Venecias, kanë vetëm karakter këshillues dhe jo që mund të detyrojnë shtetet se si të sillen.

“Këshillat nga Komisioni i Venecias është mirë që të zbatohen në praktik, ka thënë Miftaraj për portalin Dukagjni.

“Qeveria është e varur nga pakicat dhe i nevojiten partitë opozitare për të miratuar ligjin për Vetingun, pasi për këtë nevojiten ndryshime kushtetuese”, ka thënë ai

Sipas tij, pozita dhe opozita duhet që të gjejnë një gjuhë të përbashkët që opinionin i Komisionit të Venecias për Vetingun që të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj

Ndërsa ai ka folur edhe për projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, ku ka thënë se “është një ligji që prek të drejtat dhe lirit e qytetarëve, në këtë rast qeveria duhet të reflektojë dhe duhet të marrë parasysh opinionin nga Komisioni i Venicës”.

Sipas Miftarajit, Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte gjetur të meta në aspektin juridik tek projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme (Projektligji).

“IKD kishte publikuar një raport për të metat e këtij projektligji, po ashtu ky raport është konfirmuar edhe nga opinioni i Komisionit të Venecias”, ka thënë Miftaraj.

Tutje, ai është shprehur se të metat janë se si ky institucion nuk do të jetë i pavarur deri tek përzgjedhja e drejtorit edhe zyrtarëve që do të punësohen në të.

”Edhe gjeteje tjera, siç janë mungesa e sigurisë juridike dhe hetimet e saj, andaj duhet të jenë të bazuar në ligji në mënyrë që kur të shkojnë në gjykata të dalin të suksesshme”, është shprehur  ai.

Miftaraj për fund ka thënë se ka rekomandime e gjetje nga Komisioni i Venecias, dhe se nuk e ka hedhur poshtë idenë e Byrosë për Konfiskimin Pasurisë, por vetëm kanë dhënë rekomandimet që të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të ruhen të drejtat e njeriut.