Rritet për 60 për qind numri i fluturimeve në Kosovë

Date:

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka bërë të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri i fluturimeve në Kosovë ka shënuar rritje për 60 për qind.

Gjatë kësaj periudhe, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka njoftuar se janë realizuar 10 mijë e 687 fluturime apo 3 mijë e 993 më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjashtëmujori i parë i vitit 2022 ka shënuar rritje të numrit të fluturimeve prej 60%, me 10 mijë e 687 fluturime, apo 3 mijë e 993 fluturime më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, vetëm në muajin qershor ASHNA ka njoftuar se ka menaxhuar 2 mijë e 126 fluturime.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar thuhet se numri është rritur për 43.5 për qind.

“Në muajin qershor 2022 Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka menaxhuar 2 mijë e 126 fluturime (komerciale dhe ushtarake) duke shënuar kështu rritje prej 43.5% krahasuar me muajin qershor të vitit 2021, apo 644 fluturime më shumë”, thuhet tutje në njoftim.