Abazi, Taravari dhe Kasami në fshehtësi e mbajnë të gjallë “Koalicionin 61”

Date:

Edhe pse dje zyrtarisht nëpërmes një conference për shtyp Vjollcë Berisha nga Aleanca për Shqiptarët tha se kryesia e partisë ka marrë vendim për prishjen e koalicionit me VMRO-në një gjë e tillë rezultoi mashtrim mbi mashtrim për shqiptarët nga ana e ASH-së.

Mashtrim i ri sepse ajo njëherë i mashtroi duke u thënë se nuk ka kurfar lidhje dhe kurfar koalcioni me VMRO-në dhe tash kinse po e prishin “lidhjen” që deri dje ishte sipas tyre nuk ekzistonte, por që në fakt ekzistonte.

Edhe pse dje u tha se koaliconi po prishet ajo nuk ndodhi sepse janë zyrtarët e ASH-së që mbajnë të gjallë lidhjen me VMRO-në.

Kështu, është nënkryetari Arben Taravari që edhe pas vendimit për prishje të koalicionit vazhdon të mos i shkarkojë drejtorët e VMRO-së të emëruar pikërisht pas lidhjes së koalicionit dhe fitores me votat e VMRO-së.

Mashtrimin e vazhdon edhe nënkryetarja e qytetit të Shkupit, Bujare Abazi e cila edhe përskaj vendimit për prishje të koalicionit nuk ka dhënë ende dorëheqje në Qytetin e Shkupit

Për më tepër, shqiptarët vazhdon ti mashtroj edhe kryetari i Lëvizjes Besa, respektivisht kryetari I Tetovës I cili me të ardhur në komunë e ka shpërblyer VMRO-në e Mickoskit me një pozitë drejtori.

Mbështetësit e Kasamit mbrëmë vërshuan rrjetet duke pyetur të parin e Tetovës se pse nuk e shkarkon drejtorin në fjalë.