Arifi: Dy milionë eurot për Luginën nuk janë transferuar ende nga Qeveria e Kosovës

Date:

Kryetari i Preshevës, Arifi ka thënë se kjo situatë është shqetësuese dhe se një situatë e tillë do të vështirësoj realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit.

“2 milion eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar Arifi, në Facebook.

Postimi i Kryetarit të Preshevës, Arifi

Ndër të tjera, ai ka thënë se vonesa e transferimit të mjeteve krijon vështërsi për realizimin e projekteve.

“Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët”, ka shkruar ai.