Kryetari Emshiu emëroi drejtorët e shkollave në komunën e Bogovinës

Date:

Sot, në Komunën e Bogovinës nga ana e kryetarit Besnik Emshiu u emëruan drejtorët e shkollave:

Llokman Tairi drejtor i shkollës fillore “11 Tetori” – Urviç, Samet Dervishi ushtrues detyre – drejtor në shkollën fillore “Liria” – Zherovjan, Zenihate Memeti ushtruese detyre – drejtoreshë e shkollës fillore “Dervish Cara” – Pallçisht, si dhe iu vazhdua mandati i Afërdita Imerit ushtruese e detyrës – drejtoreshë e çerdhes komunale “Jeta”.

Kryetari i Komunës së Bogovinës iu uroi suksese dhe mbarësi në realizimin e procesit edukativo – arsimor.