Operacioni “Mali” në Kaçanik, policia arreston tre persona

Date:

Në një shtëpi banimi në fshatin Ivajë, në komunën e Kaçanikut, bari dhe dyert e mbyllura tregojnë së është një shtëpi e braktisur.

Por, ndonëse shtëpi për banim, ky objekt në fshatin Ivajë e komunës së Kaçanikut u përdor për diçka tjetër.

Në këtë shtëpi janë konfiskuar rreth 5 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, dhe janë arrestuar 3 persona.

Detaje se si erdhi deri të aksioni i koduar “Mali”, dhe çfarë u gjet në të deklaroi Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Shtëpa në fshatin Ivajë, në komunën e Kaçanikut, ku janë konfiskuar lendë narkotike.

Sipas tyre, janë konfiskuar mbi 5 kg substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

“ Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar operacionin e koduar “Mali”, të mërkurën, ku pas një hetimi disa mujorë, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshatrat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin se në të njëjtën shtëpi është duke u bërë kultivimi i bimëve narkotike të llojit “Canabis Sativa”.Gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur 26 paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 5 kg e 227.6 gram si dhe gjatë këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar, thuhet në komunikatën e prokurorisë. Të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka thënë Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Freizaj.

Kjo Prokurori po ashtu bëri të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur edhe para të gatshme, një pistoletë, veturë, e kamera të sigurisë por edhe mjete të tjera që janë përdorur për kultivim dhe shpërndarje të substancës narkotike.

Gjatë qëndrimit të RTV Dukagjini në këtë fshat, asnjë nga banorët ndonëse të paktë në numër nuk kanë pranuar të flasin.