Policia ndalon kontrabandimin e 24 deshëve në Kaçanik

Date:

Njësia patrulluese e Policisë së Kosovës, në pikën kufitare në Hanin e Elezit në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat e kësaj të ejten e 7 korrikut në fshatin Glloboçic të komunës se Kaçanikut është ndaluar një automjet me targa kosovare.

Gjatë kontrollit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në mjetin e personit kishte të ngarkuar njëzet e katër (24) krerë desh për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.

Automjeti i cili është ndaluar nga policia

Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruhej ne postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të prokurorit është inicuar rasti kontrabandim me mallra-kafshë, të cilat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar doganës së Kosovës.