Tahir Batatina kërkon mbështetje për ndeshjen e kthimit 

Date:

Llapi mbrëmë pësoi humbje 2:0 nga Buducnost Podgorica, në ndeshjen e vlefshme për kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Përveç humbjes ekipi llapjanë u sulmuan nga tifozët malazez.

Andaj, është trajneri i ekipit të Llapit që ka kërkuar mbështetje maksimale për ndeshjen e kthimit, duke thënë se duhet të iu tregojnë të gjithëve se çfarë shteti i qytetëruar është Kosova.

“Iu bëj thirrje publike, i madh i vogël, ke pare apo nuk ke, nuk ka shumë rëndësi sepse nëse është nevoja kryesia e klubit edhe ato shpenzime i merr mbi supe por dua vetëm të bashkohemi i madh e i vogël çdo njëri që ka ndjenja shqiptari të jemi në tribuna dhe t’iu tregojmë tërë botës se ne jemi shtet i qytetëruar, ta mbështesim skuadrën e K.F. Llapi që në këto momente është skuadra e çdo shqiptari”, tha Batatina në postimin e tij në ‘Facebook’, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 14 korrik, me fillim nga ora 20:00.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të trajnerit: