Ali Ahmeti ua uron besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin

Date:

Të dashur vëllezër dhe motra,

Në këto çaste festive të Kurban Bajramit ju uroj nga zemra shëndet, paqe, dashuri dhe mbarësi në vatrat tuaja familjare.

Le të reflektojmë të frymëzuar nga mirësitë e kësaj feste mbi praktikimin e përditshëm të parimeve të besimit, solidaritetit, pajtimit dhe përhapjes së mirësisë për të pasur jetë të lumtur.

Dora e shtrirë e përkrahjes dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është mesazhi hyjnor i festës së Kurban Bajramit që i jep kuptim ekzistencës sonë.

Qofshin të përjetshme vlerat e mirësisë në mesin tonë! Gëzuar!