Besimtarët myslimanë therin kurbanet ditën e Bajramit

Date:

Disa, kurbanet i kanë blerë të premten, e disa e kanë lënë pikërisht në ditën e Kurban Bajramit kur edhe është traditë të bëhet therja e tyre.

Hapësira në Prishtinë ku u vendosën kurbanet për shitje, pati mjaft lëvizje nga qytetarët edhe të shtunën, ndonëse ditë me shi.

Disa besimtarë myslimanë kurbanet po i marrin me vete për t’i therur në shtëpi.

Por të tjerë, po e shfrytëzojnë këtë hapësirë për të bërë therrjen e tyre.

Edhe kasapë në këtë treg ka mjaftueshëm, të cilët prapa kamerës thonë se këtë punë e kryejnë për 20 euro.

E, therja e tyre u bë në këto kushte.

Pamje nga shtija e Kurbanëve në ditëne Bajramit në Prishtinë

Një ditë më parë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari bëri thirrje që prerja e kurbaneve të bëhet në thertore të licencuara nën mbikëqyrje nga inspektorët.

Megjithëkëtë inspektorë nuk u panë në ditën e Bajramit në këtë hapësirë.

RTV Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me AUV-in për të kuptuar nëse kanë inspektuar këtë proces, por zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë qenë të qasshëm.

Qytetari Ramadan Beqiri i cili veçse e ka përfunduar blerjen, thotë se me gjithë shtrenjtimin, çmimi i një kurbani është i përballueshëm për të.

Ramadan Beqiri, qytetar i Prishtinës

“Sipas traditës tonë islame, sot është ditë e Kurbanit të Bjaramit, dhe ne kemi obligim që në këtë ditë të prejmë një kurban. Një gjë të tillë e kemi obligim ta bëjmë për çdo Kurban Bajram, mirëpo kjo varet nga kushtet financiare që i ka personi. Nëse kat ë mundur financiarisht sigurisht që e bën ndërkaq nëse nuk i ka mundësitë është i liruar që mos ta bëjë”, ka thënë Beqiri.

Megjithëse lëvizje pati, e interesimi u vërejt edhe te mërgimtarët, tregtarët nuk qenë shumë të kënaqur me shitjet.

“Nuk ka interesim sivjet hiç, i kanë dërguar paret në xhami, s’ka sen. Asnjë shit nuk është, krejt 4-5 copa. Çmimet 130,140 euro po s’po ka njerëz për me i ble. S’di çka u bë sivjet”, ka thënë tregtari, Besart Gashi.

Kurbani është simbolika kryesore e kësaj e festës së Bajramit të Vogël.