Falet namazi i Kurban Bajramit

Date:

Mëngjesin e hershëm të së shtunës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Manifestimi ka filluar në orën 04:20, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit kanë filluar ligjërata tematike kushtuar kësaj feste të shenjtë të Islamit.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:43 të mëngjesit.

Falja e namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, e ka mbajtur Orhan Bislimaj -kryemami i KBI në Prizren.

Ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit e tka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se festa e Kurban Bajramit, është festë e sakrificës, dhe si e tillë duhet të na bashkojë të gjithëve.

“Njëri nga adhurimet që na afron më shumë me xhenetin dhe falje e mëkateve. Haxhi ka dobi dhe vlera të mëdha për besimtarë. Kur njeriu kthehet me zemër e afërsi me Zotin ndryshojnë shumë gjëra. Afrimi te Zoti arrihet me namaz dhe agjërim e adhurime të tjera”, ka thënë Tërnava.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Festa e Kurban Bajrami është festë e sakrificës,

në arabisht do të thotë “Festivali i Sakrificës”. Ajo festohet për nder të besnikërisë së Profetit Ibrahim ndaj Allahut.

Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Djalli e tundoi Ibrahimin duke i thënë se ai duhet ta kundërshtojë Allahun dhe ta kursejë djalin e tij. Ndërsa Ibrahimi sipas fesë islame ishte gati ta vriste djalin dhe në atë moment Allahu e ndaloi dhe në vend të tij i dha një qengj për kurban.

Bajrami zakonisht fillon me shkuarjen e myslimaneve në xhami për falje. Ata vishen me rrobat e tyre më të mira dhe falënderojnë Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë. Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.