Grubi uron festën e Bajramit: Mbarësi dhe begati në familjet tuaja

Date:

Të nderuar besimtarë,

Me urimet më të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja, ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Rruga e lumturisë qëndron në freskimin e shpirtit në frymën e paqes, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri tjetrit, virtyte mbi peshën e të cilave na mëson kjo festë.

Le të jetë qëllim i yni i përditshëm praktikimi i veprave të mira dhe përpjekja e sinqertë për tu bërë arsye për lumturinë e njëri – tjetrit.

Gëzuar!