Dy të rinj nga RMV zhduken në Halkidiki

Date:

Zhduken në mënyrë misterioze në plazhin e Halkidikit dy të rinj nga Maqedonia e Veriut. Dy turistë kanë hyrë për t’u larë në det dhe nuk kanë dalë më.

Sipas informacioneve paraprake, roja bregdetare ka marrë një sinjalizim dje rreth orës 18:00 se tre persona kanë hyrë në det dhe nuk janë kthyer më.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme është bërë i mundur shpëtimi i një 25-vjeçari ndërkohë që ende nuk ka gjurmë për dy të rinjtë e tjerë të moshave 28 dhe 30 vjeç.

“Tre të rinjtë erdhën nga Shkupi për të festuar ditëlindjen e një miku”, tha Anastasia Chalkia, kryetare e bashkisë Kassandra në Halkidiki.

Kërkimet për gjetjen e tyre vazhdojnë./TV21