Sa është e rrezikshme puna në nxehtësi?

Date:

Si parandalohet stresi i nxehtësisë i cili prek shumë punëtorë? 

Për të parandaluar sëmundjet e lidhura me nxehtësinë dhe lëndimet(HRI), punëdhënësit duhet të zhvillojnë dhe përdorin një program gjithëpërfshirës parandalues ​​të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë në vendin e punës.

Në mjediset profesionale, stresi i nxehtësisë është kombinimi i nxehtësisë që prodhon trupi (nxehtësia metabolike), faktorët mjedisorë (për shembull, temperatura dhe lagështia) dhe veshjet dhe pajisjet mbrojtëse personale(PPE) .

ilustrimi

Ndërsa shumë punëtorë duhet të veshin PPE për mbrojtje nga rreziqet kimike, fizike dhe biologjike në vendin e punës, PPE mund të rrisë rrezikun për HRI-të.

PPE shpesh mund të ndryshojë shkallën dhe sasinë e shkëmbimit të nxehtësisë midis lëkurës dhe ajrit.

Materialet e papërshkueshme të përdorura për mbrojtje nga rreziqet kimike mund të jenë shumë të nxehta për t’u veshur, pasi ato mbajnë nxehtësinë afër lëkurës dhe parandalojnë avullimin e djersës.

Si ta kontrollojmë stresin e nxehtësisë?

Punëtorët dhe mbikëqyrësit duhet të trajnohen për njohjen e simptomave të HRI-së, për ndihmën e parë, se cilët janë faktorët e rrezikut HRI-së, dhe për rëndësinë e aklimatizimit gjithashtu raportimit të simptomave të HRI.

Mbikëqyrësit duhet të trajnohen se si duhet të zbatohet aklimatizimi i duhur.

Si të bëhet aklimatizimi?

Punëtorët ambientohen me nxehtësinë kur gradualisht punojnë për periudha më të gjata në një mjedis të nxehtë.

Përfitimet e aklimatizimit përfshijnë më pak tendosje për zemrën dhe organet vitale, djersitje të përmirësuar (vëllim më i lartë, fillim më herët) dhe rritje të aftësisë për të kryer detyra fizike në vapë.

Punëdhënësit duhet të sigurohen që punëtorët të ambientohen duke rritur gradualisht kohën e punës në kushte të nxehta për 7-14 ditë.

Si duhet të bëhet ambientimi i punëtorëve të rinj?

Punëtorët e rinj, në ditën e parë të punës nuk duhet të ekspozohen në orë të plotë të punës por vetëm 20 për qind nga kohëzgjatja e zakonshme e punës.

Kjo duhet të rritet në mënyrë graduale nga punëdhënësi, me një rritje maksimum 20 për qind në ditë.

Ndërsa orari i ekspozimit të punëtorëve me përvojë të cilët kthehen pas një mungese prej një jave ose më shumë duhet të jetë,

Në ditën e parë të tyre, ata duhet të punojnë 50 për qind të kohëzgjatjes së zakonshme të punës ndërsa në ditën e dytë 60 për qind, kurse në ditën e tretë  80 për qind dhe dita e katërt 100 për qind.

ilustrimi

Kurse për ta luftuar dehidratimin duhet që punëdhënësit të ofrojë hidratim të përshtatshëm.

Sa duhet të pinë ujë punëtorët që të qëndrojnë të hidratuar?

Nëse keni qëndruar për dy orë duke punuar në vapë atëherë duhet të pini një gotë me ujë për çdo 15-20 minuta. Në përgjithësi, marrja e lëngjeve nuk duhet të kalojë 6 gota në orë.

Nëse keni djersitje të zgjatur që zgjat disa orë, atëherë pini pije sportive që përmbajnë elektrolite të balancuara.

ilustrimi

Duhet të shmangni alkoolin dhe pijet me kafeinë ose sheqer të lartë.

Nëse punëtorët janë duke bërë punë të rënda atyre duhet që punëdhënësi t’iu sigurojë kushte për pushim.(CDC)