Bexheti: Masakra e Srebrenicës, më e rënda në Europë

Date:

Sot shënojmë 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë dhe kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë. Vrasjet kanë ndodhur brenda pak ditësh, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë edhe sot.

Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.