Gazetarët ukrainas vijnë në Kosovë, priten nga AGK

Date:

Në mesditën e së hënës së 11 korrikut, në Kosovë kanë mbërritur gazetarët e radhës ukrainase, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash. Në Kosovë kanë ardhur edhe një pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

“Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi-Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Nga programi “Journalists in Residence – Kosovo”, i cili financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, deri më tani janë strehuar katër gazetarë nga Ukraina.

Gazetarët ukrainas dhe AGK

Gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë përfitojnë sigurim shëndetësor, pagesën e qirasë dhe pagë mujore.

ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që në ditët në vijim të presin gazetarë të tjerë nga Ukraina.

Dy gazetarë ukrainas arrijnë në Kosovë