Kasami dhe Taravari nuk guxojnë t’i shkarkojnë drejtorët e VMRO-së

Date:

Drejtorët e VMRO-së nuk mund të preken as nga Kasami dhe as nga Taravari. Edhe pse kaluan disa ditë nga shkarkimi i drejtorit të Higjienës Komunale, Zudi Koka nga këto dy parti opozitare nuk kanë reaguar aspak kundrejt VMRO-së e cila pa e pyetur askënd e sidomos partnerin e koalicionit ASH-në e shkarkoi Zudi Kokën.

A janë aq të pafuqishme partitë shqiptare opozitare kundrejt VMRO-së apo kanë ndonjë përfitim e nuk po e bëjnë të ditur për qytetarët dhe votuesit. Mos ndoshta Kasami po shpreson që në zgjedhjet për këshill komunal ta merr ndihmën e VMRO-së dhe Levicës ndërsa Taravari t’ia rikthejë borxhin për ndihmën që e mori në zgjedhje komunale.

Kasami më herët ishte bashkë në tryezë me Fatmir Limanin dhe me Mickoskin ku po “ziheshte” diçka mes tyre ndërsa Taravari ishte kundër Selës duke u bërë kështu pjesë e tryezës “Shumicë e re 61”.