Maluma merr propozimin e papritur për martesë, artisti ndan videon në rrjetet sociale

Date:

Vetë ylli kolumbian duket shumë i lumtur nga dashuria që merr dhe përpiqet të jetë sa më pranë tyre.

E nëse kemi parë se si në çdo koncert i hedhin reçipetat në skenë, këtë herë atij i kanë propozuar. Teksa ka zhvilluar një koncert në Spanjë, Maluma ka takuar një fanse në prapaskenë e cila i dhuroi një unazë.

I gjithë propozimi i improvizuar, është sigurisht thjesht një moment i ëmbël për fansen dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Ylli kolumbian e ka ndarë videon në rrjetet sociale duke shkruar:  U martova.

Ndërkohë ka marrë goxha vëmendje komenti i një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij që i shkruan: Më pëlqen më shumë Susi për ty, por gjithsesi urime.

Maluma është në një lidhje me Susana Gómez. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik.

Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes./Panoramaplus