Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Zupç

Date:

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 10 korrikut ka ndaluar një rast të kontrabandës me mallra në Zupç, ku një kombi po transportonte 16 thasë me tapeta muri.

“Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç ka hasur në një automjet kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit në automjet janë gjetur rreth 16 thasë të mëdhenj me tapeta muri të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.

Po ashtu, janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Mallrat e kontrabanduara të konfiskuara nga Policia Kufitare