Qendra Rehabilituese në Shtime në mungesë të stafit shëndetësor

Date:

Puna e stafit shëndetësor në Qendrën Integruese, Rehabilituese e të sëmurëve kronikë psikiatrikë në Shtime është mjaftë sfiduese, pasi numri i punëtorëve nuk është i mjaftueshëm për të kryer shërbimet këtu.

Sipas Naim Asllanit, shef i personelit, të punësuar në këtë institucion janë 42 persona. E sipas tij, nevoja për rritje të numrit është esenciale.

“Është sfidë e madhe çështja e punëtorëve dhe vlen të theksohet që në këtë institucion kemi mungesë të punëtorëve në të gjithë sektorët duke filluar nga shërbimi i administratës, shërbimi teknik dhe shërbimi shëndetësor”, ka thënë, Naim Asllani – Shef i personelit.

Naim Asllani – Shef i personelit

Drejtori i Qendrës ka sqaruar se ka dërguar vazhdimisht kërkesa që numri i stafit të këtij institucioni të rritet.

“Ne si staf menaxherial vazhdimisht kemi dërguar kërkesa për pranim të stafit shtesë, mirëpo mundësitë financiare të institucionit kanë qenë minimale”, ka bërë të ditur Miftar Zenelaj – Drejtor i Qendrës.

Qendra Integruese, Rehabilituese e të sëmurëve kronikë psikiatrikë në Shtime funksionon në kuadër të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës.

Miftar Zenelaj- Drejtori i Qendrës

Prandaj, RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga ky institucion nëse kanë plan për rritje të numrit të punëtorëve në Qendrën rehabilituese në Shtime, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.