SKANDAL/ Funksionari i BESËS merr rrogë 500 euro pa punuar në komunën e Tetovës

Date:

Vazhdojnë skandalet në komunën e Tetovës. Në emër të ”transparencës” në Komunën e Tetovës vazhdojnë të bëhen kontrata të reja që sipas tyre ata të ”punësuar” po shpërndahen në sektorë të ndryshëm.

Në emrin e listës së 14 kontratave të reja është edhe një funksionar i lartë i BESËS, Altrim Mamuti i cili është i punësuar në Teatrin e Tetovës si aktor i rregullt, por në komunën e Tetovës merr nga 30 mijë denarë gjegjësisht 500 euro, nuk dihet ende se çka punon, kur ai ushtron edhe një funksion tjetër në institucion shtetëror.

Altrim Mamuti është përfolur se në kohën e bashkëqeverisjes së koaliconit “МОЖЕМЕ” në qeverisjen e Zoran Zaevit do të bëhet ambasador në Republikën Popullore të Kinës, por për fat të keq nuk arriti pasi koalicioni “МОЖЕМЕ” u shkëput nga Zoran Zaevi më pas Bilall Kasami bashkë me ASH-në e Ziadin Selës u bashkuan në koalicion me Apasievin e Levicës dhe VMRO-në për të rrëzuar qeverinë evropiane pro NATO-së pro SHBA-së ku nuk arritën të krijojnë shumicë për të rrëzuar një qeveri pro NATO, BE dhe SHBA-së.

Kasami në emër të “transparencës” vazhdon të fsheh edhe 200 kontratat të tjera të bëra në agjenconin privat XHOBI2011 që TetovaSot vazhdon të kërkojë çdo ditë se cilët janë ata persona që janë në komunën e Tetovës e që paguhen nga agjencioni Xhobi2011.

Ndryshe me 20 Gusht për herë të parë në historinë komunës së Tetovës që nga themelimi i kësaj do të mbahen zgjedhjet për këshill komunal ku sipas ish këshilltareve kjo ka ndodhur për shkak të keq menaxhimit të Bilall Kasamit dhe administratës që ai e udhëheq./TS/