Vetura përfundon në ara në magjistralen Prizren-Gjakovë

Date:

Të hënën e 11 korrikut, ka ndodhur një aksident në rrugën magjistralen Prizren-Gjakovë, specifikisht në fshatin Rogovë të Hasit.

Si pasojë e aksidentit, vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ara.

Ndërkaq një i lënduar nga ky aksident është përcjellë në spitalin e Prizrenit.

Portali Dukagjini do t’ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e tjera.