Ganiu: Çairi u bë edhe me një hapësirë sporti

Date:

Çairi u bë edhe me një hapësirë të re sportive që gjendet në Lagjen Fushë Topanë.

Këtë hapësirë të basketbollit dhe të futbollit e kemi pajisur me rekuizita të reja dhe është e shtruar me dysheme prej gome speciale.

E në këtë terren të bukur sportiv me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër, deputetin Izet Mexhiti dhe me disa të rinj patëm mundësinë të luajmë edhe një lojë basketbolli.

Hapësirat ku të rinjtë do të merren me aktivitete sportive janë prioriteti ynë krysor, andaj paralajmërojmë investime të reja të kësaj natyre në lagje të tjera të Komunës sonë.