“Lëvizja Rezistenca” patericë e Kasamit për ta fituar këshillin komunal

Date:

Altrim Mamuti është njëri nga shumë zyrtarët e Lëvizjes Besa që paguhet nga Kasami dhe komuna e Tetovës pa shkuar fare në punë.

Sipas listës së publikuar nga vet Kasami, Mamuti paguhet 30.000 denarë.

E informacionet e fundit janë se Altrim Mamuti me urdhër të kryesisë së Besës dhe me ndihmën e zyrtarëve të tjerë nga kjo parti ka hapur “Lëvizjen Rezistenca” e cila gjithashtu do të garojë me listën e sajë të këshilltarëve në zgjedhjet lokale që në Tetovë pritet të mbahen në gusht.

Burime brenda kësaj Lëvizje thonë se “Rezistenca” është hapur për të mbledhur votat e aktivistëve që janë larguar nga Lëvizja Besa meqëllim të fitimit të ndonjë këshilltari i cili përsëri pas zgjedhjeve do të jetë në shërbim të kryetarit të komunës, Bilall Kasami.