Memorandum i nënshkruajtur mes MASH dhe Qendrës për Dialog Nansen – Shkup

Date:

Memorandumi i nënshkruajtur mes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës për Dialog Nansen në Shkup, ka si qëllim kryesor themelimin e bashkëpunimit si dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve , për të mbështetur vazhdueshmërinë e zhvillimit profesional të arsimit.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është vazhdimësi e një bashkëpunimi të suksesshëm me Qendrën për Dialog , e cila viteve të fundit ka realizuar trajnime dhe udhëtime për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme.

Bashkëpunimi mes shtetit dhe këtij sektori joqeveritar është një nga kushtet themelore për zhvillimin dhe forcimin e interkulturalizmit , si edhe respektin dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve në vend.