Ribalanci i buxhetit, sot dita e dytë e debatit në Kuvend

Date:

Kuvendi sot në mesditë duhet ta vazhdojë debatin rreth ribalancit të Buxheti.

Ribalanci i Buxhetit dje u gjet në seancë plenare pasi që përfundoi debati i përgjithshëm dhe i amendamentit në Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

Në ditën e parë të debatit, ministri i Financave, Fatmir Besimi theksoi se me ribalancin jepet mbështetje për pensione dhe paga më të larta, për subvencione për mbështetje të bujqve dhe për një sërë masash antikrizë. Me amendamentet e inkorporuara sigurohen edhe 25 milionë denarë shtesë për projekte për shëndetësi, mjedis jetësor dhe infrastrukturë.

Për pushtetin, ribalancimi i propozuar i Buxhetit synon rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia dhe nga kriza ekonomike dhe energjitike. Parashikon 76 milionë euro të reja për masat për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbështetje të firmave. Opozita , nga ana tjetër akuzoi se deficiti buxhetor po rritet dhe se vendi po shkon drejt recesionit dhe varfërisë. Opozita theksoi gjithashtu se nuk janë pranuar amendamentet thelbësore që do të përmirësonin standardin e jetesës së qytetarëve.

Të ardhurat e përgjithshme në ribalancin e Buxhetit janë projektuar në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me projeksionet iniciale të Buxhetit ose 2,9 për qind. Harxhimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose më shumë për 5,9 për qind, respektivisht për rreth 16 miliardë denarë më shumë se në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Deficiti u planifikua në nivel prej 42,7 miliardë denarë, respektivisht për 5,3 për qind nga BPV. Harxhimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,1 miliardë denarë, me ç’rast janë planifikuar investime në rikonstruime dhe modernizime me pajisje te institucionet shëndetësore publike, investime kapitale në sferën e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe sociale, në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale, plotësimin e marrëveshjeve në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe vlerë të rritur të mjeteve për zhvillim rural, respektivisht hidrosisteme, sisteme për furnizimin e ujit dhe për kanalizim dhe infrastrukturë tjetër të ekonomisë së ujërave.