Takim i frytshëm mes komunës së Haraçinës dhe ambasadës kineze në vend

Date:

“Patëm nderin që komunën e Haraçinës ta vizitojnë përfaqësues të ambasadës Kineze, të cilët i pritëm së bashku me stafin e kabinetit. Gjatë këtij takimi u përshëndet përkushtimi i shkëlqyer i joni si ekipë, me shpresë se bashkëpunimi në të ardhmen do të përforcohet ende më tepër, në veçanti në realizimin e projekteve që janë në interesin e të dy palëve”, thonë nga komuna e Haraçinës.

Gjithashtu nga komuna shprehen se kanë marrë mbështetje financiare nga ambasada kineze dhe se takimi ishte i frytshëm, edhe pse ishte i shkurtër. Në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë edhe më i madh mes komunës dhe ambasadës kineze.

“Fillimisht, njoftuam mysafirët tanë për gjendjen e brendshme, kushtet, kapacitetet, si dhe sfidat me të cilat përballet komuna e Haraçinës. Edhe pse takimi i parë, por përfundoj i frytshëm. Pra, ambasada Kineze për këtë vit ndau mbështetje financiare, e cila dot mund të përdoret për furnizim me pajisje dhe inventar të godinës së komunës. Padyshim se mbështetja do të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm me mbështetje të projekteve ende më kapitale. Në emër të banorëve të komunës së Haraçinës përzemërsisht falënderojmë ambasadën Kineze për gatishmërinë e bashkëpunimit, si dhe për mbështetjen e dhënë.”