Zyrtare: Francisco Rivera rinovon kontratën me Llapi

Date:

Meksikani Rivera ka vendosur të firmosë kontratën e tij të re me skuadrën e Llapit, përcjell lajmi.net.

Mesfushori me tipare ofensive, Rivera do të jetë me skuadrën e Llapit edhe për një vit tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e skuadrës së Llapit, pak minuta më parë.

Rivera pati 31 paraqitje në sezonin e kaluar, duke shënuar 8 gola dhe 2 asistime. /Lajmi.net/