Heroi i ditës së sotme, zjarrfikësi 64 vjeçar mbi pesë orë në “luftë” me zjarrin në një depo në Ferizaj

Date:

E para këtij rreziku të shfaqur nga zjarri doli njëri prej zjarrfikësve të Ferizajt.

Mujë Hajdini është quajtur edhe “Heroi I ditës së sotme”, pasi i njëjti për mbi pesë orë tentoi që të shuajë zjarrin, duke rrezikuar dhe jetën e tij.

Mujë Hajdini i cili është në prag të pensionimit, bashkë me kolegët e tij i ofruan ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar në këtë rast.

Postimi i plotë nga zjarrfikësit në Ferizaj:

Mujë Hajdini ,Heroi ditës së sotme🥇.

Zëvëndës Komandanti i Njesisë së Zjarrëfikëse në prag të pensionimit.

Mujë Hajdini në moshë të shtyer 64 (vjeçar) luftoi me zjarrin mbi pesë orë drejtëpërdrejt duke rrezikuar edhe vetë jetën e tij.

Ai me kolegët e tij heronjë të gjallë  dhe me ndihmën e shumë qytetarëve Ferizajas ndaluan një katastrofë që  mundë  kishte humbje të jetërave dhe dëme shumë të mëdhaja ekonomike e ekologjike .

Apelojm te qytetarët të kenë kujdes të shtuar në këtë sezon veror, ngase mundësia e rrezikut është në pikën më të lartë.

Njesitet Zjarrëfikëse në nivel vendi dhe  në Ferizaj janë jashtë çdo kriteri e standarti numerik dhe  pajisjeve për shuarje të zjarrëve!./Lajmi.net/