Komuna e Likovës: Do të bllokohet rruga Mateç – Ropalcë

Date:

Njoftim për bllokimin e rrugës regjionale Mateç – Ropalcë

Të nderuar qytetarë, 

Ju njoftojmë se për shkak të dinamikës së kryerjes së objektit – rikonstruimi i rrugës shtetërore Rr. 2133 (Segmenti f.Ropalcë – f.Mateç), më saktësisht asfaltimit të të njëjtës, do të ndërprehet qarkullimi i automjeteve në relacionin Mateç – Ropalcë dhe anasjelltas me datë 14.07.2022 (E Enjte), nga ora 06:00 deri në ora 16:00 dhe do të vazhdojë me të njëjtin orar deri në ditën e përmbylljes së punës rreth asfaltimit.

Si rrugë alternative, të shfrytëzohet rruga Mateç – Vishticë – Nikushtak.

Me respekt,

Komuna e Likovës