Kritikohen deputetët e Vetëvendosjes për mungesë në Kuvend

Date:

Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme pavarësisht diskutimeve të shumta nuk kaloi në Kuvend.

Kjo sepse nuk kishte kuorum të mjaftueshëm.

Përfaqësuesit e popullit e kanë obligim të jenë prezentë në çdo seancë por kjo nuk po ndodhë.

Janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët pavarësisht numrit të madh nuk po arrijnë të kalojnë disa projektligje.

E gjithë këtë situatë po e kritikojnë opozita.

Sipas deputetit të PDK-së, Hisen Berisha po thotë se në këto raste po ka abuzim me fuqinë elektorale.

Hisen Berisha, PDK

“Ky abuzim shkon deri aty sa përdorët si mjet për të realizuar edhe synimet politike, për të taktizuar edhe synimet që ka vet qeveria edhe në politik bërjen e vet por në një formë për të realizuar edhe luftën ndaj opozitës”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, Valentina Bunjaku nga LDK deputet e mazhorancës po i quan joserioz.

Valentina Bunjaku, LDK

“Ata deri sa kanë ardhur në pushtet kanë ardh me kauza të rrejshme dhe kanë thënë që nuk do të udhëtojnë jashtë shtetit për mos të harxhuar buxhetin e vendit por tashmë shumica po e bëjnë këtë dhe nuk po e marrin me seriozitet angazhimin dhe punën në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Bunjaku.

Krtika ka edhe nga shoqëria civile, të cilët konsiderojnë se nuk po përdoret mjaftueshëm fuqia politike e deputetëve të Vetëvendosjes.

Eugen Cakolli, KDI

“E gjithë kjo situatë është përkthyer në stagnim të punës së Kuvendit përkatësisht zvarritje të procesit ligjvënës, aktualisht kemi një numër shumë të madh të projektligjeve që janë në procedur, një pjesë e madhe e tyre kanë vonesa disa mujore kështu duke kaluar të gjitha afatet me rregullore”, është shprehur Cakolli.

Pos Projektligjit për Byronë Shtetërore, Kuvendi në mungesë kuorumi nuk ka kaluar as edhe draft rezolutën e PDK-së kundër rritjes së çmimit të energjisë.