871 raste pozitive me COVID-19

Date:

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë gjithsej 2 mijë e 376-të testime për COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa 871 raste kanë rezultuar poztiv gjatë 24 orëve të fundit.

Brenda 24 orëve janë vaksinuar gjithsej 253 persona, si dhe rastet aktive janë 3 mije e 263.

Ilustrim

Pas shtimit të rasteve të infektimit me virusin Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), ka vazhduar me thirrjen për vaksinim dhe për bartjen e maskave.

IKShPK ka bërë të ditur se përveç testimit, janë duke i gjurmuar të gjitha rastet e kontakteve me të infektuar.