Grubi: Europa ka hapur dyert e saj për Maqedoninë e Veriut

Date:

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është shprehur se sot të gjithë sytë e opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar janë kah Kuvendi i RMV-së, ku edhe mbajti fjalim kryetarja e Komisionit Europian – Ursula von der Leyen.

Të gjithë sytë e opinionit vendor dhe ndërkombëtar kah Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku duhet të ndërmerret vendimi më i rëndësishëm për zhbllokimin apo jo të rrugës sonë europiane.

Me përkrahjen e madhe të të gjitha vendeve të Europës, porosinë e të cilave na e shprehu sot qartë në fjalimin e saj kryetarja e Komisionit Europian znj. Ursula von der Leyen, nuk duhet të mbizotërojë as edhe një dyshim i vetëm tek bashkëqytetarët tanë maqedonas rreth përmbajtjes korrekte të propozimit të presidencës franceze që nuk cënon identitetin gjuhësor, kulturor dhe historik të tyre.

Të nderuar deputetë, Europa ka hapur dyert e saj për ne, është koha të bëjmë hapin vendimtar për ardhmërinë e sigurtë dhe progresive të vendit dhe rajonit, për të mirën e gjeneratave të ardhshme.