MINT: Nafta dhe benzina shtrenjtohen për një cent

Date:

Nga 1.73 euro për litër sa ishte të mërkurën, çmimi i naftës për ditën e enjte është rritur për një cent duke shkuar në 1.74 euro.

Po ashtu edhe çmimi i benzinës nga 1.67 euro sa ishte të mërkurën, të enjten del të jetë 1.68 euro, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, 0.78 cent për litër.

Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan”, për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Njoftim i MINT për çmimet tavan të derivateve, 14.07.2022