Reperja i dhuron së bijës 50 mijë dollarë për ditëlindje

Date:

Vogëlushja, Kulture mori 50,000 dollarë nga prindërit e famshëm për të festuar ditëlindjen e saj të katërt.

Çifti festoi ditëlindjen në ekspozitën Candytopia në Atlanta, së bashku me djalin e tyre më të vogël Wave, i cili është dhjetë muajsh.

Në një video të publikuar nga reperja në llogarinë personale në Instagram, vajza i kërkon babait të saj t’i blejë karamele pambuku.

Më pas, Kulture shfaqet duke mbajtur një top me para. Reperja më pas e pyet atë se çfarë mban në duar, ndërsa 4 vjeçarja përgjigjet “një biletë”, një fjalë e përdorur në zhargonin amerikan për “një milion dollarë”. “Janë 50 mijë. Thuaj 50”, dëgjohet më pas në video.

Sigurisht, kjo nuk është dhurata e vetme ekstravagante që ata i kanë bërë vajzës së tyre. Në ditëlindjen e saj të dytë, prindërit i dhanë një çantë Birkin rozë. /abcnews.al/