Taravari fajëson Shvercerat: Shkaktar të incidentit në Çarshi ishin tifogrupi shkupjan!

Date:

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka vendosur që mbi supe të veta të marrë përgjegjësinë edhe të “gjykatësit” por edhe të “prokurorit” dhe të lëshojë akuza se kush në fakt e ka shkaktuar incidentit në Çarshinë e vjetër të Shkupit në mes protestuesve pro rus maqedonas dhe shqiptarëve.

Taravari në një intervistë për të përjavshmen në gjuhën maqedonase “Fokus” ka thënë se ata të cilët e nisën gjithë incidentin ishin tifo grupi shqiptar “Shvercerat”, përkrahës të klubit të futbollit FC Shkupi, duke shtuar se pikërisht ata provokuan protestuesit pro rus maqedonas.

Në pyetjen e FOKUS se çfarë në të vërtetë ndodhi ditën e pestë të protestave me prapavijë pro ruse Taravari dha këtë përgjigje:

“Informacionet e fundit më thonë se këtu janë të përfshira drejtpërdrejtë BDI dhe LSDM. Unë personalisht nuk i kisha parë vide pamjet deri para disa ditësh, por pasi i pashë ato me vëmendje, pashë se disa aktivistë të afërt me BDI-në dhe Artan Grubin, gjuanin me gurë mbi urën drejt protestuesve maqedonas”, ka thënë Taravari.