Tërmet në Shqipëri

Date:

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.1, me epiqendër 5 kilometër në perëndim të Librazhdit.

Kjo lëkundje sizmike ishte në thellësinë 5 km, e cila është ndjerë në shumë qytete si, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasani dhe Librazhdi, njofton abc News.

Por ajo që ka shkaktuar konfuzion te qytetarët, ka qenë aplikacioni i Institutit të Gjeoshkencës si dhe aplikacioni EMSC që publikon lëkundjet më të fundit sizmike. Ndonëse të specializuar për këtë fenomen, dy aplikacionet nuk e kanë matur siç duhet epiqendrën e tërmetit dhe as shkallën e magnitudës.

Faqja që tregon ndodhjen, dhe shkallën e rihterit të tërmetit.

Fillimisht tërmeti u raportua me epiqendër në Lezhë, dhe me magntidutë 3.8. Vetëm pak minuta më vonë epiqendra e tërmetit u zhvendos në Librazhd në qarkun e Elbasanit, ndërsa magnituda është rritur në 4.1.

Lajmi në përditësim.