Apasievi sheh “mirazhe”: njerëzit e sigurimit i duken si “kaubojë” nga sheshi “Skënderbe”!

Date:

Një “debat” interesant ka zhvilluar deputeti Dimitar Apasiev me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. I pari ka kërkuar informatë lidhur me persona “që shëtisin me revole të dukshme” nëpër korridoret e Kuvendit.

“Çka bëni që ta pengoni këtë atmosferë të frikës ndaj deputetëve?” e ka pyetur Apasievi Spikerin, duke sqaruar më tutje dyshimin e tij se ndoshta janë “të njëjtët nga Sheshi Skënderbe, ndoshta të tjerë”, të cilët shëtisin si kaubojë dhe duken tejet agresivë që nuk mbajnë as sako dhe janë nonshalantë. ”Sipas cilin nen derputetët janë të detyruar të shikojnë pistoleta, ka pyetur ai.

Talat Xhaferi ia ka bërë me dije se në Parlament është e lejuar të marrin persona nga sigurimi i kryetarit të shtetit, kryeministrit dhe këtë situate ai e ka trashëguar nga periudhat e mëparshme.

“Lidhur me frikën e deputetëve, unë nuk jam fajtor. Këtu s’mund të bëj asgjë. Unë jam këtu 20vjet dhe janë ndërruar disa kryetarë parlamenti dhe të gjithë e kanë bërë të njëjtën. Edhe mua më dukej e çuditshme në fillim, por u mësova. Kjo është, pra.” I është përgjigjur Talat Xhaferi.