Ganiu: Respekt maksimal për mirëmbajtësit e rrugëve të Çairit

Date:

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar opinionin për pastrimin e rrugëve dhe rrugicave që ekipet e komunës çdo ditë i frekuentojnë dhe mirëmbajnë ato.

Ekipet tona vazhdimisht përkujdesen për pastërtinë e çdo rruge e rrugice të Komunës së Çairit.

Çdo ditë nga orët e hershme këto ekipe mund t’i shihni në aksione nëpër lagje të ndryshme, e ne sot i takuam në lagjet Seravë e Gazi Babë, por edhe tek “Çairçania”. Këto pamje që po ju transmetojmë janë nga puna e tyre në terren, për të cilën punë meritojnë respektin më të madh.

Aksionet si këto të sotmet janë të çdoditshme në mbarë territorin e komunës tonë të, sepse mirëmbajtja e mjedisit të pastër dhe të shëndoshë është gjithmonë prioritet i yni.