Kociq: VMRO dhe Levica punojnë kundër interesave shtetërore

Date:

VMRO-DPMNE dhe “E Majta” gënjejnë popullin dhe për këtë paguhen nga shërbimet e huaja, gënjejnë opinionin sepse u pengon se gjuha maqedonase do të hyjë në BE, e gënjejnë popullin se maqedonasit do të hyjnë me identitetin e tyre në BE, u pengon shkaku se kemi arritur që historia të mos jetë pjesë e kornizës së negociatave, theksoi deputeti i LSDM-së Nenad Kociq.

Ai theksoi se historia është e jona, luftëtarët e KAÇKM-së, Ilindenit mbeten tanët dhe përkujtoi se ishin ata të VMRO-DPMNE-së që i thyen bustet e partizanëve në Veles dhe i hodhën në Vardar.

“Ju jeni bashkëpunëtorë të okupatorit, që nga Gruevski punoni kundër interesave të Maqedonisë dhe popullit maqedonas, fakti që gënjeni patologjikisht është problemi juaj, se populli meriton një jetë më të mirë është qëllimi ynë. Ne kemi një qëllim, ajo është një e ardhme më e mirë e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha Kociq.